Zyrtare/ Kapllanaj i plotëson dëshirat Dovedanit, prezanton pesë afrimet e reja te Bylisi

Veljko Dovedan ka shprehur pakënaqësitë e tij për grupin që ka në dispozicion. Trajneri serb e ka saktësuar disa herë se ka nevojë për përforcime dhe presidenti Kapllanaj ka vendosur t’ja plotësojë dëshirat. Bylisi ka prezantuar ditën e sotme pesë afrimet e reja në skuadër. Nemanja Kojiç, De Oliveira, Renato Spahiu, Kreshnik Nebihi dhe Lionel Samba janë emrat e rinj në radhët e klubit.

Nemanja Kojiç vjen nga elita e futbollit të Serbisë, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e Partizanit të Beogradit. Sa i përket De Oliveiras, 23-vjeçari e ka nisur karrierën e tij për Vasko Da Gaman, si dhe ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U20 të Brazilit. Bashkë me të një tjetër përforcim në mbrojtje është edhe Lionel Samba, kongolezi që ishte pjesë e kampionatit bullgar. Dy emrat e tjerë janë lojtarë shqiptarë, Spahiu, sulmuesi që aventurën e fundit e pati me Turbinën, dhe Nebihi që vjen nga radhët e Trepçës ’89./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online