Në Shënkoll, festë dhe sfidë për Tiranën

Lezhjanët e Shënkollit, nën drejtimin teknik të trajnerit Ridvan Kulli, po stërviten intensivisht për supersfidën e fundjavës që do të luhet në Shënkoll ndaj Tiranës. Shënkollasit këtë sfidë po e presin ndryshe nga të tjerat që janë luajtur këtu, pasi në radhët e tyre ka shumë nostalgjikë të Tiranës. Dhe ndeshja e saj zyrtare në fushën e tyre dhe ndaj ekipit tyre është një kënaqësi e papërsëritshme dhe e pa imagjinuar deri tani.

Tifozëria shënkollase që tani ka nisur përgatitjet për dekorin dhe organizimin sa më të mirë për ta përcjellë atë ndeshje me kulturë dhe kënaqësi që i karakterizon. Për ndeshjen ndaj Tiranës të gjithë kanë dëshirë që të prononcohen, por ne morëm dy syresh, shefin e klubit Armando Lokun dhe kapitenin Emirion Mirdita.

Armado Loku u shpreh kështu: “Unë kam parë mjaft fusha të skuadrave të Kategorisë Parë, kryesisht në Jug dhe ndonjë edhe në Veri që as nuk i afrohen fare fushës tonë. Kemi godinën e dhomave të zhveshjes me dushet dhe të dhomave të gjyqtarëve me të gjitha kushte optimale. Kemi një tribunë për gazetarët dhe kameramanët ku ka kushte edhe për transmetime direkte, pasi kemi ndërtuar vendet edhe për kamerat drejt portave me kushte optimal. Fusha ka përmasat brenda standardeve, po ashtu kemi tribunat për tifozërinë, si për vendasit ashtu dhe miqtë me stola plastikë dhe me rrethim të dyfishtë sipas parametrave dhe më kryesorja është një fushë e liçensuar nga FSHF-ja. Duke ju rikthyer sfidës ndaj Tiranës desha të them se ne ndeshjen e konsiderojmë si gjithë të tjerat, pasi Tirana luan në një kategori me ne, por emri dhe historia e bëjnë punën e vet emocionale. Shënkolli është një trevë futbolldashëse dhe për rrjedhojë ka një tifozëri mjaft të kulturuar, mikpritëse, paqësore dhe të zjarrtë në përcjelljen e emocioneve të ndeshjeve”, tha shefi i klubit shënkollas.

Ndërkaq, kapiteni Emirion Mirdita u shpreh kështu: “Ndeshja e së shtunës ndaj Tiranës për ne është e zakonshme, por emocionet po na i shton tifozëria që pret pozitivitet nga ne nga të gjitha pikëpamjet, përveç ndonjë rezultati pozitiv. Tifozëria është e impenjuar maksimalisht për ta ndjekur Tiranën dhe ka patur edhe këshilla nga ana e tyre për ne si futbollistë, që ta respektojmë skuadrën kryeqytetase me histori absolute në futbollin tonë më shumë se të gjitha të tjerat. Sa i përket rezultatit nuk di se çfarë të them sot. Ne do të luajmë me të gjitha fuqitë që kemi dhe do Zoti që të marrim ndonjë rezultat pozitiv. Tirana përveç emrit, të tjerat i kemi të barabarta. pasi luajmë në të njëjtin nivel”, tha kapiteni shënkollas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online