Festë në Berat, vjen çerekfusha e harruar

Pas një pritje vërtetë të gjatë dhe po kaq të lodhshme, më në fund është bërë e mundur edhe ardhja e pjesës së mbetur të tapetit të ri sintetik, i cili do të plotësojë pjesën e mbetur të çerekut të fushës së pashtruar. Kjo pjesë kishte mbetur si mos më keq prej më shumë se një muaji kur dhe kishte përfunduar pjesa më e madhe e shtrimit të fushës. Kanë qenë si drejtuesit e klubit, ashtu edhe ata të Bashkisë, të cilët pas një presioni gjithnjë e në rritje, që i kanë bërë gjatë kohës së fundit firmës kontraktuese për shtrimin e tapetit, ia kanë dalë të mbyllet investimi. Nga sa është konstatuar gjatë ditës së djeshme pasdite gjatë kohës që edhe skuadra zhvillonte ndeshjen e saj të kontrollit, të gjithë drejtuesit kanë shprehur kënaqësinë e tyre që pas një odiseje të gjatë, gjithçka ka marrë fund, por gjithnjë duke ju kënaqur vetëm ardhjes së pjesës së munguar të tapetit. Për një periudhë dyjavore nga ana e firmës kontraktuese, do të punohet me shumë rritëm të lartë. Duke shfrytëzuar si avantazh edhe faktin se Tomori do të luajë në vazhdim dy ndeshje radhazi në transfertat e Ilirisë dhe Pogradecit, ndeshjen e parë pas dy transfertave beratasit do ta luajnë në shtëpi, ndaj Naftëtarit. Koha e mbetur konsiderohet plotësisht si e mjaftueshme për të mbyllur gjithçka për shtrimin dhe sistemimin e çerekfushës së mbetur. Edhe stafi teknik vendas ka shfaqur shenja kënaqësie për mundësinë që do të ketë skuadra për të zhvilluar ndeshjet e saj në shtëpi. Për këtë arsye nga ana e drejtuesve më të lartë të klubit beratas është bërë e njohur, se duke nisur nga dita e sotme fusha do të jetë e shtruar plotësisht, dhe skuadra e Tomorit së bashku me ekipet e zinxhirit do të ketë tashmë luksin që jo vetëm të luajë në tapetin e ri me bar artificial ndeshjet zyrtare, por më së shumti të kenë luksin edhe të zhvillojnë stërvitje aty.

Kopaçe i dëmtuar – Drejtuesit i kënaqen ardhjes së pjesës së mbetur të tapetit, duket se në kampin e skuadrës së Tomorit ka një shqetësim të dukshëm, i cili vjen kryesisht nga dëmtimi i mesfushorit Florjan Kopaçe. Ai la fushën e lojës javën e kaluar ndaj Shënkollit pas një ndërhyrje të rëndë që ka pësuar nga një kundërshtar, dhe duket se rikuperimi i tij do të jetë shumë i vështirë dhe për të mos thënë i pamundur, kështu që gjasat janë që të jetë një mungesë e rëndësishme dhe e sigurt në transfertën e kësaj jave ndaj Ilirisë. Pritet që tekniku Dule të marrë të gjitha masat për zëvendësimin e tij, pasi dhe në ndeshjen e kontrollit është vënë re mungesa e aktivizimit të Kopaçes që cilësohet si një mesfushor me eksperiencë dhe shumë i vlefshëm për planet e teknikut beratas Dule.  

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online