‘Jemi kthyer në botën e katërt”! Në Rumani janë ende të tronditur nga rënia e Kombëtares me rezultatet negative që ka marrë në këto vite të fundit. Pika e kthesës duket se nuk po vjen për rumunët dhe mediat janë të parat që i kanë tërhequr veshin lojtarëve.
Por sa i kanë kushtuar buxhetit të Federatës këto dështime të Rumanisë? Mes të tjerash hulumtimi i mediave është ndalur edhe te Euro 2016. Nëse Rumani do të fitonte kundër Shqipërisë atëherë siguronte automatikisht kalimin përtej grupeve. Por në këtë përballje fituan kuqezinjtë falë golit të Armando Sadikut.
“Nëse do ta kishim mundur Shqipërinë do të kishim kaluar përtej grupeve dhe do të kishim marrë 2.500.000 euro. Nga këto 1.000.000 euro për fitoren kundër Shqipërisë dhe 1.500.000 për suksesin e kalimit të grupit”. /Sport Ekspres/