Në qytetin pa gjyshër dhe të trishtë kërkohet pak…buzëqeshje! Atalanta edhe për trofeun e “Champions League”

Nga Klaudio Ndreca

“Mos u habisni nëse Atalanta fiton “Champions League”! Ishte kjo deklarata kuptimplotë nga ana e Del Pieros, për ekipin më të bukur të Serisë A që po i jep një spektakël më vete. Futbolli italian shquhet për lojën mbrojtëse deri në mërzitje nga ana e klubeve edhe më të njohura, por kjo nuk ndodh me ekipin e Bergamos.

Suksese dhe fitore të arritura në sajë të lojës më të bukur, ndërsa jo më kot ka arritur të shënojë më tepër gola se të gjithë në elitën e futbollit italian. Ndërkohë suksesi vazhdon edhe në “Champions League”, ku pavarësisht faktit se vetëm po debutonin dhe e nisën keqazi duke mos fituar asnjë nga tre takimet e para, djemtë e Gasperini shkuan përtej grupit.

Një motivim më shumë se të gjithë kundërshtarët e tjerë edhe për vetë nevojën e madhe që ka qyteti për pak gëzim. Pas rënies së pandemisë, Bergamo ishte qyteti më i prekur në Itali, aqsa u quajt edhe si vendi pa gjyshër. Shumë persona ndërruan jetë në moshë të madhe për shkakun e Koronavirusit.

“Ne duam të vazhdojmë kështu dhe t’i sjellim pak buzëqeshje njerëzve tanë”, u shpreh Pasalic teksa Atalanta mori fitoren e shtatë radhazi kundër Napolit. Deri ku do të shkojë kjo mrekulli e ndërtuar nga Gasperini? Sytë e sportdashësve kërkojnë që ta shohin sa më larg, ndoshta edhe për të fituar një trofe si “Champions League” që do ta shënonte me gërma të arta në histori. Aktualisht duket e pamundur, por kjo skuadër ka treguar se e pamundura është…asgjë! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online