Në Qipro ndjejnë frikë për Vllazninë, drejtori sportiv kërkon me ngulm tifozët: Kemi nevojë më shumë se kurrë për ju

Vllaznia do të zbresë sot në fushë për të matur forcat me AEL Limasolin në turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. Megjithëse favoritë në letër, qipriotët nuk e kanë të sigurt fitoren me kuqeblutë, prandaj kanë nisur të thërrasin tifozët për ti mbështetur në stadium. Një gjë të tilë e bëri vetë klubi në faqen e vetë zyrtare, ndërsa të njëjtën rrugë ndjek edhe drejtori sportiv i skuadrës.

Theodoros Antoniou e bën përsëri të qartë se e vetmja arsye përse u zgjodh stadiumi Tsiros për tu luajtur ndeshja është pjesëmarrja masive e tifozëve. Në këtë mënyrë qipriotët mendojnë se mund ta kenë më të lehtë për të thyer Vllaznine.

“Ne qëndruam në Limasol për ta bërë më të lehtë për të gjithë që të jeni prezent! Të jemi pranë tyre për t’i hequr! Ata kanë nevojë për ju më shumë se kurrë sepse është fillimi me atë që përfshin! Jini të gjithë atje”, është thirrja e Theodoros Antoniou./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online