Periudha dy vjeçare e kaluar në Paris ishte më e errëta në karrierën e Leo Mesit. Këtë e konfirmon vetë lojtari argjentinas në një deklaratë të dhënë për “Apple TV”. Ylli argjentinas ka pohuar se gjatë kohës që mbajti veshur fanellën e PSG-së, humbi ndjesinë e të shijuarit të futbollit.
“Gjatë dy viteve të mia në Paris, e kisha humbur atë ndjenjën e të shijuarit duke luajtur futboll. Udhëtimet e mia në Kombëtare ishin momentet e mia më të lumtura gjatë asaj kohe. Këtu në Miami doja të gjeja të njëjtën gjë dhe e gjeta, lumturia ime është me një top”, ka thënë Lionel Mesi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/