Në Monza mbyllet gara më e çuditshme e Formula 1, zhduken të gjithë pilotët më të mirë

Të çmendurit pas shpejtësisë janë kthyer në pistë ditën e sotme për të mbyllur një nga garat më të çuditshme të Formula 1. Në Monza ka ndodhur ajo që askush nuk e priste, një grandprix ku befas zhduken gjithë pilotët më të mirë. Aksidentet dhe problemet kanë shoqëruar garuesit.

Vetel është i pari që i thotë lamtumirë pistës, teksa që në minutën e 6 has në probleme me frenat. Këto të fundit e lënë në baltë dhe gjermani përplaset me barrierat rrethuese, duke u larguar kështu nga gara. Mirëpo kjo duket se nuk ka qenë dita me fat për Ferrarin. Edhe pse luhej në shtëpinë e saj, asnjë prej pilotëve nuk e mbyll garën, pasi edhe Lecler pëson të njëjtin fat si Vetel, duke u përplasur me barruerat rrethuese dhe duke u larguar kështu nga pista.

Ndërkohë Hamilton vuan një dënim, teksa vazhdon të garojë edhe përse makina e sigurisë ka hyrë në pistë. Ky veprim nuk është toleruar aspak dhe britaniku ka marrë një penalizim me 10 sekonda, duke bërë që ta harrojë kreun këtë herë. Në fund fitues u shpall një emër që pak mund ta imagjinonin, Gasly, ndërsa podium plotësohet me Sainz dhe Stroll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online