“Në mbledhje flasim anglisht, italisht, portugalisht dhe spanjisht”! Detaji i veçantë nga Silvinjo: Sa mbaron mbledhja dhe hapet dera, vetëm SHQIP

Në këtë sukses të madh të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, ka sërish aromë italiane, edhe pse ndoshta jo aq shumë sa në Europianin e Francës. Këtu nuk po flasim për “shkollimin” e Silvinjos si trajner afër Mancinit, por për Alarico Rossin. Është përgjegjësi i sektorit të video analizës në FSHF dhe të gjithë ata që njohin futbollin, kanë thënë gjithmonë fjalët më të mira për Rossin.

Kap çdo detaj nga lojtarët e Shqipërisë dhe nuk i shpëton asgjë, është krahu i djathtë perfekt për Silvinjon. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, Rossi ka zbërthyer gjithë suksesin e Shqipërisë. Gjithashtu kishte edhe një detaj të bukur nga kjo intervistë. Një prej mbrojtësave të çekëve, u shpreh para ndeshjes në Air Albania se nuk kishte frikë nga golat e Jasir Asanit pasi portieri i tyre Pavlenka e kishte studiuar në maksimum lojtarin shqiptar, por Asani me zgjuarsi ndryshoi goditje. (Intervistën e plotë të Alarico Rossi për Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Golat e Jasir Asanit? Asani ka më shumë një goditje si të Pirlos dhe më pak si të Del Pieros. Ka shumë forcë, por jo gjithmonë precizion maksimal. Ky është përshkrimi për Asanin, ai te Kombëtarja po bën më shumë golat që ka bërë te Partizani atëherë sesa golat si në Korenë e Jugut. Ka një shpejtësi mendimi, nuk e mendon gjatë lëvizjen apo goditjen. Për Silvinjon, ishte pikërisht ajo se çfarë i mungonte kësaj Shqipërie.

Shezni nuk e priste fare atë goditje të Asanit te ndeshja Poloni-Shqipëri. Pastaj kur portieri i çekëve, Pavlenka, analizoi me detaje goditjet e Asanit për t’u mbrojtur, që në dy rastet me Poloninë dhe Moldavinë ishte në shtyllën e dytë dhe goditje lart, Asani ndryshoi komplet zgjedhje në goditje. Asani goditi në shtyllën e parë dhe me topin që shkoi i ulët dhe jo si në dy rastet e tjera. Ishte komplet një zgjidhje momenti i Asanit që bëri diferencën aty.

Kur bëjmë mbledhje ne stafi te Shqipëria, me Silvinjon, gjuha zyrtare e mbledhjes është italishtja. Gjuha e dytë është anglisht, por nëse ne kemi problem me Zabaletën që nuk flet shumë mirë italisht, për t’u kuptuar midis neve, është spanjisht. Por kur Silvinjo flet me Dorivën, flasin në portugalisht. Dhe kur ne të gjithë hapim derën pas përfundimit nga mbledhja, të gjithë ne flasim vetëm SHQIP. Flasim 5 gjuhë në një ditë dhe nuk rrimë pushim as të shtunën dhe as të dielën”, tha Rossi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online