Harry Maguire është kthyer në një çështje në Angli. Tifozët e Manchester United-it janë lodhur me gafat e njëpasnjëshme të kapitenit të tyre, i cili nuk i ka shkuar asnjëherë afër nivelit të një lojtari për të cilin janë shpenzuar 80 milionë paund. Madje së fundmi, Maguire ka marrë edhe kër.cënime me bo.mbë, duke ngjallur shqetësim në familjen e futbollistit.
Por duket se dëshira e tifozëve do të bëhet realitet nga trajneri i “djajve të kuq”. Mediat në ishull raportojnë se Rangnick ka vendosur ta lërë Maguire-n në stol në sfidën e nesërme kundër Arsenalit. Manchester United-i luan një përballje mjaft delikate në garën për Champions League, ku i përhershmi i mbrojtjes nuk do të jetë i pranishëm nga minuta e parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ralf Rangnick preparing to take Harry Maguire out of #MUFC line-up vs Arsenal. Seen as good time for break amid form + after bomb threat.
Personal security heightened.
Maguire set for bench at Emirates. Squad travelling down today.@TheAthleticUK https://t.co/iVvtQaPZgf
— Laurie Whitwell (@lauriewhitwell) April 22, 2022