Në Lushnjë besojnë, drejtori Hajdari: Nuk dorëzohemi!

Renditja është dramatike dhe merkatoja e janarit nuk ofron deri tani ndonjë lajm shpresëdhënës, por lagunarët nuk duan t’ia dinë

Trajneri i verdhejeshilëve Hysen Dedja ka zhvilluar paraditen e djeshme seancën e  dytë stërvitore të këtij viti në tapetin e stadiumit ‘Roza Haxhiu’, për t’u dhënë fund përgatitjeve në qytetin e Lushnjës. Sot  verdhjeshilët janë lënë pushim, ndërkohë që ditën e hënë ekipi do të udhëtojë drejt Durrësit për të vazhduar minifazën dimërore në kompleksin Tropikal. Dedja ka pasur në dispozicion në këtë seancë stërvitore të gjithë grupin e futbollistëve, përvec sulmuesit Brunild Pepa, i cili ka munguar për arsye familjare. Në kampin verdhejeshil është përfolur shumë për goditjet në merkato, por nga ana tjetër është bërë e ditur që nuk do të mungojnë edhe largimet e disa futbollistëve, që nga tekniku shkodran dhe zyrtarët e klubit janë cilësuar si afrime të dështuara. Gjithsesi, gjithçka do të mësohet javën e ardhshme.

HAJDARI – Drejtori administrativ i SH.A të K.F.Lushnjës, Vladimir Hajdari, e sheh si plotësisht të arritshme mbijetesën në Superiore, edhe pse situata duket dramatike, duke parë renditjen, por edhe lëvizjet e rivalëve në merkato. Zyrtari lushnjar deklaron: “Ne jemi pjesë e kampionatit në futbollin elitar shqiptar dhe na takon të sillemi e garojmë si profesionistë. E kam fjalën për shpresat e lëkundura tashmë që ne kemi për mbijetesë për shkak të rezultateve të dobëta që kemi arritur në gjysmën e parë të kampionatit. Diferenca prej 5 pikësh me vendin e parafundit nuk është e vogël, por as e parikuperueshme, ndaj do të bëjmë ç’është e mundur për të arritur rivalët tanë. Do të mundohemi të bëjmë detyrat që na takojnë, ndërkohë që pjesa tjetër i ngelet stafit teknik dhe futbollistëve. Të hënën ekipi niset  në kompleksin Tropikal në bregdetin e Durrësit për të zhvilluar një minifazë përgatitore në kushte ideale. Kjo do t’u shërbejë futbollistëve për të rritur në nivelin maksimal parametrat fizikë, me të cilët stonuan shumë në gjysmën e parë të kampionatit, por edhe për përmirësimin në aspektin tekniko-taktik të grupit, ku tekniku Dedja ka dhënë prova se di t’i menaxhojë mirë potencialet e futbollistëve që ka në dispozicion. Pa dyshim ndërhyrja në merkato është një domosdoshmëri pa të cilën lufta për mbijetesë do të ngelet një objektiv shumë i vështirë për t’u realizuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online