“Ne luajmë futboll bio, jo fake”! Cungu: Egnatia është ekipi më i mirë në Shqipëri, fiton gjithmonë kur do…

Egnatia nuk ndalet dhe kërkon të sigurojë vendin e parë. Ekipi i drejtuar nga Tetova ka fituar me përmbysje kundër Laçit në shifrat 1-2.

Goli i parë u realizua nga kurbinasit, teksa William Cordeiro shënoi në të 23. Egnatia do të përgjigjej në pjesën e dytë teksa Montenegro në minutën e 62 dhe më pas Ibrahimoglu në të 68, do t’i jepnin tre pikët e arta ekipit të Tetovës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në MCN TV:

Cungu: “Komplimente Egnatias, e prisja reagimin e tyre të ashpër në pjesën e dytë. E prisja se për mua Egnatia është ekipi më i mirë në Shqipëri. Ndoshta na ndikoi tensioni për të mbajtur rezultatin. Nuk mbahet rezultati duke i dhënë terren dhe duke i lënë topin kundërshtarit. Nuk i kërkova ekipit të tërhiqej mbrapa, nuk e kam bërë kurrë në karrierë pasi është si të ftosh kundërshtarin që të jap një shuplakë të fortë. Dua të uroj djemtë e mi pasi luajnë futboll bio dhe jo “fake”. Egnatia do të jetë në finale në Final Four, për mua është ekipi më i mirë në Shqipëri. Sa herë do, Egnatia fiton, kur përton, lë pikë. Kundër nesh erdhi shumë e karikuar”, tha Cungu. /Sport Ekspres/