Në kufijtë e qesharakes/ Itali futet në Botëror nga Ekuadori pas eliminimit nga Maqedonia, si të fitojë Brazili…Europianin

Në kufijtë e qesharakes janë trillimet mediatike në këto kohë për Italinë. Pasi “axurrët” mbetën jashtë Botërorit për shkakun e eliminimit nga Maqedonia e Veriut, mediat po gjejnë dita-ditës histori të reja sesi kjo Kombëtare mund të kalojë në fazën e grupeve.

Në të vërtetë, nuk ka asnjë mënyrë të tillë. Fillimisht ishte tema e përjashtimit të mundshëm të Iranit që nuk lejonte gratë për të hyrë në stadium. Tani del një histori e re, ku Ekuadori mund të përjashtohet nga Botërori për shkak të shkeljes së rregullave me aktivizimin e një lojtari të paregjistruar.

Sipas mediave italiane, në të dy rastet, Italia ishte e para në radhë për të pritur që të hynte në Botëror, nëse ndodhte një përjashtim i tillë. Por si lidhen “axurrët” me këtë histori? Vetëm në imagjinata, ka po të njëjtin shans që të ndodhi sa ka edhe Brazili për të fituar…Europianin.

Anëtarja ekzekutive e FIFA-s, Evelina Christillin, e ka thënë hapur që në temën e parë kur u diskutua për përjashtimin e Iranit nga Botërori, se Italia nuk kishte aspak të bënte me rastin në fjalë. “Ne kurrë nuk kemi diskutuar përjashtimin e tyre nga Kupa e Botës. Edhe sikur të ishin përjashtuar, do të ishte një tjetër kombëtare aziatike që do të promovohej në vend të tyre”, ka thënë asokohe Christillin. Në këtë rast, italianët nuk kanë të bëjnë më tepër me Ekuadorin. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online