Dy lojtarë të Interit dhe para për të marrë Kristjan Asllanin? Interi e ka vendosur, mesfushori shqiptar është pasardhësi i Brozovic

Mes shumë kandidaturave të zgjedhura nga Interi sa i përket pasardhësi të Brozovic, është vendosur që Kristjan Asllani të jetë afrimi i merkatos së verës. Drejtuesit e klubit zikaltër janë të bindur për lojtarin e Shqipërisë. Për më tepër që në ndeshjen e San Siros, Asllani shkëlqeu dhe realizoi një gol ku tregoi të gjithë aftësitë e tij.

Në atë përballje mesfushori luajti në rolin organizativ dhe e përmbushi me sukses, duke treguar se është një “xhol” për trajnerin. Sipas mediave pranë klubit të Interit, bisedimet kanë nisur dhe në ditët në vijim mund të kemi rezultate konkrete. Cmimi i Asllanit vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe te Interi po mendojnë një zgjidhje alternative.

Kështu flitet se zikaltërit mund të japin dy lojtarë të tyre dhe 5 milionë euro për të marrë Kristjanin. Esposito i huazuar te Basel vlerësohet rreth 6 milionë euro dhe Martin Satriano, i huazar te Brest në Ligue 1 vlerësohet rreth 4 milionë euro. Të dy këta lojtarë mund të shkojnë te Empoli dhe në këtë mënyrë Interit i zbret jo pak barra financiare. /Sport Eksrpes/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online