“Në këtë stadium kemi shkruar historinë dikur”, Orges Shehi flet pas fitores me Skënderbeun: Fatkeqësi që ky ekip po i afrohet Kategorisë së Parë

Tirana e këtij sezoni është shumë larg rivalëve të tjerë dhe duket si të jetë Bayern Munchen në Bundesligë. Bardheblutë arritën që të fitojnë me shifrat 0-4 falë spektaklit të Taulant Seferit. Në minutën e 34 sulmuesi dhuroi spektakël ndaj portierit Ruci duke e dribluar në dy raste, për ta dërguar topin te Xhixha që me portën e boshatisur gjeti golin. Ndërkohë në të 67 pas një skeme të goditjes së dënimit, Xhixha mori topin dhe pasoi në qendër, atje ku Totre dyfishoi rezultatin.

Në fushë do të hynte edhe Nikqi që me vetëm gjashtë sekonda në fushë mori një pasim të mrekullueshëm nga Seferi, me 17-vjeçarin që tundi rrjetën. Për të përmbyllur shifrat e thellë mendoi sërish Seferi. Nga krahu ky lojtar ishte i papërbajtshëm duke e detyruar Frashërin që edhe mes inatit t’i ndërhynte keqazi në zonë. Nga 11-metrat dhe topi gjen rrjetën, Skënderbeu nis të mendojë seriozisht për Kategorinë e Parë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Shehi: “Ne kemi një l.uftë të madhe me veten, duhet të jemi profesionist. Me kaq pikë distancë në diferencë duhet të testojmë veten për të qenë profesionist. Në Korçë kam kaluar 8 vite. Më vjen shumë keq për këtë skuadër dhe është fatkeqësi e madhe që po i afrohet Kategorisë së Parë. Në këtë stadium kemi shkruar historinë dikur. Merkato? Po shohim disa lojtarë nga jashtë, boshtin e ekipit e kemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online