Në Kazakistan e pranojnë: I nënvlerësuam!

Në Kazakistan e mendonin të lehtë Skënderbeun, duke gjykuar nga reagimet pas ndeshjes. Arshavin ishte i pari që deklaroi se Skënderbeu kishte një skuadër shumë të mirë, ndërsa faqja zyrtare e klubit kazak shkruante ndër të tjera: “Kundërshtar i vështirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne. Futbollistët shqiptarë u treguan mjaft të fortë në mbrëmjen e sotme. Pas një përballjeje shumë të lehtë me lituanezët e Atlantasit, sot Kairati kuptoi që rivali shqiptar nuk është dhe aq i lehtë”. E njëjta gjë edhe në mediat kazake, me vesti.kz që e thotë hapur: “Nuk e prisnim që Skënderbeu të ishte kaq i fortë”.

Arshavin: Rival shumë cilësor, tani do vuajmë
Mesfushori i famshëm i Kairat Almatit, Andrei Arshavin, foli pas ndeshjes së barazuar ndaj Skënderbeut, duke pranuar se tashmë Kairati nuk është më favorit për kualifikimin. “Ishte një ndeshje e vështirë, mjaft e ekuilibruar. Rezultati përfundimtar i vlen më shumë Skënderbeut, natyrisht. Në pjesën e parë vuajtëm shumë, në të dytën patëm raste të mira. U pa qartë që skuadra shqiptare kishte një skuadër mjaft cilësore, që di të luajë mirë futboll. Tani, në ndeshjen e kthimit na pret një sfidë shumë e vështirë, nuk jemi favoritë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online