Në Kazakistan e mendonin të lehtë Skënderbeun, duke gjykuar nga reagimet pas ndeshjes. Arshavin ishte i pari që deklaroi se Skënderbeu kishte një skuadër shumë të mirë, ndërsa faqja zyrtare e klubit kazak shkruante ndër të tjera: “Kundërshtar i vështirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne. Futbollistët shqiptarë u treguan mjaft të fortë në mbrëmjen e sotme. Pas një përballjeje shumë të lehtë me lituanezët e Atlantasit, sot Kairati kuptoi që rivali shqiptar nuk është dhe aq i lehtë”. E njëjta gjë edhe në mediat kazake, me vesti.kz që e thotë hapur: “Nuk e prisnim që Skënderbeu të ishte kaq i fortë”.