Në Katar nuk lejohet një gjë e tillë, Neymar bën trajtimin e fundit të bukurisë para nisjes për në Botëror

Futbollisti brazilian Neymar është i njohur për shpenzimin e shumave të mëdha për veshje të shtrenjta dhe trajtime bukurie, ndërsa vendosi të shkojë për një trajtim të tillë pikërisht para fillimit të Botërorit.

Ylli i PSG-së, Neymar gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me veshjet me të cilat është shfaqur dhe braziliani padyshim që kujdeset shumë për fytyrën e tij, ndaj përfundoi me një trajtim tjetër para se të shkonte me Kombëtaren në Kupën e Botës.

Ai është i vetëdijshëm se nuk do të ketë mundësi t’i nënshtrohet një trajtimi fytyre në Katar, ndaj ka shfrytëzuar rastin për ta bërë pak më shumë se dy javë para fillimit të kampionatit. “Një ditë për mikun tim Neymar Junior. Vazhdojmë trajtimin e fytyrës pak para fillimit të Kupës së Botës”, ka shkruar mjekja që kujdeset për yllin e PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online