“Ne jemi gati të vdesim në fushë kundër Partizanit”! Mesfushori i Astanës “tremb” të kuqtë: Edhe Brazili pësoi 7 gola nga Gjermania…

Mesfushori i Astanës, Aslan Darabaev, ka folur para ndeshjes që do të jetë kundër Partizanit. Ky takim është i vlefshëm për “Play Off” të Conference League. Te Astana është duke u folur shumë për largimin e trajnerit aktual, ndërsa kritikat janë edhe për pësimin e shumtë të golave. Por Darabaev ka kujtuar 7 golat e pësuara nga Brazili kundër Gjermanisë, si një shembull për të treguar se futbolli lejon gjithçka. Nga ana tjetër mesfushori “tremb” Partizanin pasi thekson se te Astana janë gati edhe të “vdesin” në fushë.

“Ana psikologjike është e rëndësishme për ekipin. Por ne jemi të gjithë 200 për qind gati dhe e kuptojmë se këto dy ndeshje janë më të rëndësishmet në këtë fazë të sezonit. Prandaj, ne do të hedhim të gjitha forcat tona, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Do të vdesim në fushë. Gjëja kryesore është të arrijmë në fazën e grupeve të Conference League. Djemtë janë gati, të gjithë e kuptojnë rëndësinë.

Sa i përket largimit të mundshëm të trajnerit, nuk mund të them asgjë, sepse kjo është një pyetje për drejtuesit. Ne lojtarët kemi detyra specifike nga trajnerët. Për pyetje të tjera, pyesni drejtuesit. Mund të them se çdo futbollist dëshiron të luajë futboll sulmues. Por trajneri zgjedh taktikat. Nuk mund t’i përgjigjem pyetjes pse pësuam katër ose pesë gola. Nuk mund t’i përgjigjem pyetjes pse Brazili pësoi shtatë gola nga Gjermania në Botërorin në shtëpi. Ky është futbolli, ndodh. Ne thjesht përgatitemi nga ndeshja në ndeshje dhe duam të fitojmë secilën prej tyre, kjo është e gjitha”, tha Darbaev. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *