Në Itali kritikojnë trajnerin e Romës për Kumbullën: Paguat 30 milionë euro, përse e lë në stol?

Marash Kumbulla nuk është zgjedhur si titullar nga ana e trajnerit Foneska në këto përballje të fundit. Madje në derbin kundër Lacios është rrezikuar me aktivizimin e Smalling, që ndiente shqetësime, duke ulur sërish Kumbullën në stol. Pavarësisht se mbrojtësi shqiptar ka treguar se është gati për t’iu përgjigjur nivele më të larta, nuk është marrë ende besimi i plotë. Por kritikat e para kanë ardhur për trajnerin e Romës, më saktësisht nga gazetari Angelo Mangiante.

Ky i fundit është pjesë e “Sky Sport” dhe ndjek veçanërisht ekipin e Romës. Shumë kritika ishin për teknikun e kryeqytetasve pasi lë në stol mbrojtësin për të cilin ka paguar 30 milionë euro, që është një shifër shumë e konsiderueshme. “Roma mbante në stol Pedron, Cristante dhe Kumbullën. Kanë paguar gati 30 milionë euro për Kumbullën. Nëse kemi parë Ibanez që vendoset në vështirësi, atëherë përse nuk përfshin Kumbullën? Roma ka mundësinë që të aktivizojë lojtarë të tjerë që nuk ia ulën vlerën dhe nivelin skuadrës. Sigurisht që në këtë pjesë trajneri ka mundësi të bëjë më mirë”, është shprehur Mangiante. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online