“Më fal, ju do i fitoni të gjitha ndeshjet?”/ Vllaznia e ka të mbyllur titullin? Josa: Kështu thanë edhe për Skënderbeun

Vllaznia nuk njeh krizë rezultatesh dhe po mban vazhdimësinë në elitën e futbollit shqiptar. Nën drejtimin e Brdariç, shkodranët flasin vetëm në gjuhën e triumfit. Por ekipet e tjera nuk dorëzohen në garën e titullit kampion duke kujtuar në çdo rast se jemi ende shumë larg javëve të fundit të kampionatit.

Por si e sheh Mirel Josa? Në një intervistë për “Report TV”, trajneri i njohur është shprehur se e njëjta gjë ka ndodhur vite më parë me Skënderbeun, por ndjekësit harrojnë se do të bëjnë edhe vetë hapa të gabuara gjatë rrugës. Gjithashtu një mendim jepet edhe për derbin e kryeqytetit, me Josën që ka bindjen se asgjë nuk do të vendoset nga afrimet e reja.

“Nuk do të mungojë dëshira nga skuadrat për ta fituar ndeshjen, por do të vendosin episodet. Nuk do të bëjnë diferencën afrimet e ardhura te Tirana apo Partizani. Kampionati? Vllaznia ka pasur shumë stabilitet dhe ato ekipe që e kanë këtë vlerë, fitojnë. I shkoj shembujve kur kam drejtuar Skënderbeun. Ekipi kishte 9 pikë diferencë, të gjithë thonin që nuk ka mbaruar akoma kampionati edhe atëherë. Por më falni, ju ekipet e tjera që vini pas Vllaznisë, do i fitoni të gjitha ndeshjet? Sa i përket Kukësit, ka më shumë pretendime në raport me lojtarë që ka në organikë”, ka thënë Josa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online