E FUNDIT/ Shkarkohet trajneri te kundërshtarët e Shqipërisë, plasin polemikat te Polonia!

Gjithmonë e më tepër po afron koha kur Shqipëria do të rikthehet në fushën e blertë. Përballja e radhës e kuqezinjëve do të jetë në 25 mars kundër Andorrës, atje ku do të nisi që të luhet edhe shansi për t’u kualifikuar në Botërorin e Katarit. Një sfidë shumë e vështirë pasi për vendin e dytë do të luftojnë Kombëtare si Polonia dhe Hungari. Në orët e fundit ka plasur edhe skandali te Polonia, teksa krejtësisht në mënyrë të papritur është lajmëruar shkarkimi i trajnerit Jerzy Brezeczek.

Ky largim nuk ishte menduar më herët pasi i ishte ofruar besimi kur Polonia u njoh me shortin e kualifikuese të Botërorit dhe trajneri nisi që të analizonte kundërshtarët. Brzeczek u zyrtarizua si tekniku i Polonisë në 12 korrik të 2018, ndërsa në drejtimin e tij janë fituar 12 ndeshjes, barazuar 5 dhe humbur 7 takime.

Gjithmonë ka pasur luhatje për të në këtë eksperiencë, ndërsa vendimi për largimin e tij ka ngjallur shumë polemika. Në mediat sportive polake thuhet qartësisht se nuk ishte kjo koha më e mirë për ta vendosur, pasi trajneri i ri do të ketë shumë pak kohë në dispozicion për të njohur lojtarët dhe do të përballet menjëherë kundër Hungarisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online