Në Itali hedhin bombën e merkatos, Reali vë në dispozicion 2 lojtarë dhe para për Paulo Dibalën

Një ofertë mjat tunduese ka mbërritur në tryezën e drejtusëve të Juventusit. Reali i Madridit kërkon të përforcojë skuadrën pas eleminimit nga Champions League dhe sytë tani i kanë kthyer nga Italia. Paulo Dibala është objektivi i galaktikëve, që janë treguar të pakursyer kur vjen puna te ylli argjentinas.

“Sport Mediaset” hedh “bombën” e merkatos, teksa bën me dije se Reali i Madridit i ka vendosur 2 lojtarë në dispozicion Juventusit, plus para për të mbërritur te “xhevahiri” i këtyre të fundit. Bardhezinjtë mund të zgjedhin njërin midis Toni Kros dhe Isko, që ka qenë disa herë dëshira e tyre në merkato, së bashku me një shumë parash. Në fund totali i gjithë kësaj ofertë i kalon 100 milionë euro.

Largimi i një lojtari të klasit të Dibalës vështirë se mund të lihet i lirë, por përpos ofertës tunduese, në lojë futet edhe Ronaldo. Qendrimi i yllit portugez në Torino mund të bënte që Juventusi të hiqte dorë nga nurmi 10 i tij dhe kjo për arsye financiare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online