Do zyrtarizohet javën e ardhshme, në Spanjë e thonë me siguri për Baren: Kanë mbetur vetëm detajet

Keidi Bare pritet të ndryshojë ekip në ditët e ardhshme. Espanjoli është përfolur së tepërmi kohët e fundit për një transferim të mesfushorit shqiptar, duke paraqitur edhe një kërkesë zyrtare. Talenti 22-vjeçar ka shkëlqyer me fanellën e Malagas, por gjendja e vështirë financiare e këtyre të fundit i detyron që fitimet t’i nxjerrin nga shitja e një prej lojtarëve të tyre më të spikatur.

Ndërkohë mediat spanjolle e thonë me siguri se akordi për të lëvizur drejt Espanjolit është arritur, teksa mungojnë vetëm detajet për të mbyllur gjithçka. Shifra që katalanasit do të derdhin në arkat e Malagas është 2.5 milionë euro, ku 20% shkojnë për klubin e Atletikos së Madridit, që ka ende në zotërim një pjesë të kartonit të tij. Kështu, në Spanjë janë të bindur se në javën e ardhshme vjen edhe zyrtarizimi mbi këtë çështje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online