Në Itali gjetën edhe pasuesin e Rejës, Duka thyen heshtjen dhe i jep fund diskutimeve për trajnerin e Kombëtares

Në Itali ka qarkulluar ditën e sotme lajmi se Di Biaxho do të jetë pasuesi i Rejës në stolin e Kombëtares shqiptare. Por shpejt ka ardhur përgënjeshtrimi nga vetë Armand Duka. Presidenti i FSHF-së ka dhënë një prononcim për mediat italiane së fundmi, ku e bën të qartë faktin se Reja do të mbetet në detyrë deri në fund të kontratës së tij. Duka thekson se Federata nuk është në negociata me asnjë trajner tjetër.

“Trajneri i ekipit kombëtar do të vazhdojë të jetë në detyrë si zakonisht. Ne nuk kemi marrë një vendim. Sinqerisht, nuk po negociojmë apo diskutojmë me asnjë trajner tjetër për momentin. Çdo lloj lajmi që mund të qarkullojë mbi çështjen e trajnerit është e rremë. Ende nuk i kemi këputur marrëdhëniet me trajnerin aktual dhe nuk kemi nisur ende diskutimet me një trajner tjetër”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online