Dështimi më i madh nga trajneri më i paguar në botë, Atletico e Simeones nuk kap dot as… Europa League-n

Shorti i grupeve të Champions League-s u tregua bujar me Atletico Madridin. Spanjollët ishin favoritët kryesorë në grupin B, ku kundërshtarë kishin Porton, Leverkusenin dhe Brugge-n. Por ja ku jemi pas 6 ndeshjeve të kësaj faze dhe bardhekuqtë renditen të fundit. Dështimi më i madh i dekadës së fundit nga klubi madrilen.

Në krye të pankinës qendron trajneri më i paguar në botë, por paratë jo gjithmonë diktojnë suksesin në futboll. Diego Simeone përjeton turpin më të madh të karrierës së tij, teksa edhe pse me statusin e trajnerit më të paguar në botë dhe në një grup ku ekipi i tij shihej si pretendent kryesor për të kaluar raundin, eliminohet nga Champions League. E si për ta bërë edhe më të rëndë situatën, Atletico sot ka marrë një humbje nga Porto, duke humbur kështu mundësinë për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online