Në Hungari i kanë hedhur sytë nga Myrto Uzuni, luhet me Slavian e Olainkës për biletën e “Play-Off”

Në ditën e sotme është radha e Myrto Uzunit për të marrë skenën e protagonizmit. Futbollisti shqiptar po vazhdon që të luajë me nivele të larta te Ferencvarosh duke e rritur edhe më tepër vlerën e tij me vazhdimësinë që ka treguar pas shkëlqimit në sezonin e fundit.

Këtë herë vjen përballja e kthimit me Slavian e Pragës, atje ku gjendet Peter Olayinka. Ndeshja e parë përfundoi në shifrat 2-0 për ekipin hungarez, por ndaj një kundërshtari të tillë nuk mund të quhet asgjë e mbyllur. Nëse Ferencvarosh do të triumfonte në këtë ndeshje atëherë siguron biletën e “Play-Off” për në “Champions League”, atje ku do e priste fituesi i çiftit Cluj-Young Boys. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *