“Lukaku ti kursente deklaratat e dashurisë për Interin”, gazetari italian ka një këshillë për Zhang: Kur ble Ferrari dhe s’ke para për karburant…

Lukaku i ka dhë lamtumirën qytetit të Milanos pasditjen e djeshme, kur është nisur për në Londër për të firmosur kontratën me Chelsea-n. Shitja e tij nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Interit, që kanë kryqëzuar presidentin Zhang për shkatërrimin e ekipit që sezonin e shkuar u shpall kampion. Në një shkrim për “Corriere dello Sport”, gazetari dhe njëkohësisht tifozi zikaltër, Beppe Severgnini tregon se çfarë fjalësh do i thoshte në sy kreut të klubit, ndërsa nga ana tjetër shprehet se Lukaku duhet ti kursente deklaratat e dashurisë për Interin.

“Nëse blini një Ferrari, dhe atëherë e kuptoni që nuk keni para për benzinë, hiqni dorë nga makina: nuk e shisni motorin. Kjo është ajo që do t’i thoja Steven Zhang, nëse do e takoj. Ndoshta Lukaku mund ti kishte kufizuar superlativat dhe deklaratat e dashurisë, të cilat nuk përfshihen kurrë në kontrata, edhe sepse ne tifozët besojmë në të. Është sigurisht e trishtueshme të shohësh “mbretin e Milanos”, fjalët e tij, të bëhen një nga të shumtët kapitenët e fatit në Londër. Nuk duket si promovim”, është mesazhi i dhënë nga Beppe Severgnini./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online