Kosova po bën shumë mirë në Ligën e Kombeve dhe ka shumë shanse që të fitojë grupin e saj e më pas të konkurrojë për të marrë biletën e Ligës D që të çon në Europian. Skuadra e Shaland ka dy ndeshje shumë deçizive në pak ditë diferencë, teksa fillimisht do të ndeshet me Maltën dhe më pas me Azerbajxhanin në shtëpi.
Nëse fiton me Maltën nesër dhe Azerbajxhani dështon për të marrë maksimumin ndaj Ishujve Faroe, atëherë Kosova do të shkojë në gjysmëfinale, sikurse do të ngjitej në Ligën C që nesër. Gjithsesi, shanset janë shumë të mëdha që kosovarët të gëzojnë një sukses jo të vogël.
Në Kosovë ishte një situatë kaotike një muaj më parë për biletat, teksa tifozët krijuan shumë rrëmujë vetëm e vetëm që të merrnin një biletë. FFK nxori mësim dhe për ndeshjen më të rëndësishme me Azerbajxhanin vendoi shitjen online. Gjithsesi, janë dashur pak orë që të gjitha biletat që kishin dalë në shitje, pasi thuhet se duhet privuar më vonë nëse do të ketë ndonjë biletë ekstra.
Gjithsesi, kjo nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme, pasi një pjesë e madhe e popullsisë, kryesisht mosha mbi 40 vjeç nuk kanë njohuri për të blerë online bileta, çka i privon nga mundësia për të qenë të martën në “Fadil Vokrri”. As metoda online duket se nuk ishte shumë e frytshme, pasi dje gjatë gjithë ditës serveri për të blerë bileta doli jashtë funksionit nga fluksi i madh i kërkesave.