Në fundjavë emri i Strakoshës hyn në librin e historisë së Lacios, portieri shqiptar kap legjendat e bardhekaltërve

Ndeshja e fundjavës do të jetë e një rëndësie të veçantë për Tomas Strakoshën. Në përballjen kundër Xhenoas portieri shqiptar do të numërojë 202 paraqitje në katërkëndëshin e Lacios. Një shifër kjo që e fut atë në librin e historisë së klubit italian.

Me këtë numër paraqitjesh, Tomas Strakosha kalon edhe një legjendë të bardhekaltërve, Feliçe Puliçi. Një portier ky që ka shkruar historinë te Lacio, me të cilën ka fituar kampionatin e parë në vitin 1974. Përpara Strakoshës tashmë qendrojnë vetëm Anxhelo Peruxi me 226 paraqitje, Ezio Sklavi me 252 ndeshje, Idilio Çei me 262 paraqitje dhe Luka Markexhani, i cili zotëron një numër gati të pathyeshëm ndeshjesh të zhvilluara, 339 të tilla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online