Transferimi i Messit tek PSG është më pranë se kurrë. Vetëm disa detaje kanë ngelur pezull nga arritja e marrëveshjes së plotë midis lojtarit dhe klubit parizien. Megjithatë si pas mediave franceze, drejtuesit e PSG kanë informuar lojtarët dhe stafin se gjithçka është e mbyllur me argjentinasin.
Prezantimi i Lionel Messit do të bëhet në Kullën Eifel, që është edhe simboli i kryeqytetit të Francës. Ky event pritet të ndodhë mes ditës së martë dhe të mërkurë. Paga e Lionel Messit do të jetë rreth 40 milionë euro në sezon, një shumë që katalanasit nuk mund ta përballonin kurrë me problemet aktuale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/