Karriera e një lojtari të madh! Barcelona do transmetojë gjithë golat e Mesit, kërkojnë 5 orë e 30 minuta kohë

Largimi i Messit nga Barcelona është një dëshpërim që nuk mund të kalojë lehtë për tifozët katalanas. Argjentinasi ishte lideri absolut dhe fytyra e vetme e kësaj skuadre. Në shenjë nderimi ndaj tij, kanali zyrtar i Barcelonës do të transmetojë të gjithë golat e shënuar nga Messi që prej debutimit me këtë fanellë.

Në total janë 683 gola, një shifër e çmendur, e cila duke përfshirë aksionet përkatëse do të zgjasë prej orës 23:00 deri në 4 e 30 të mëngjesit të ditës tjetër. Në total kohëzgjatja e këtij dokumentari do të jetë 5 orë e 30 minuta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online