Në Francë është bërë modë, një tjetër lojtar refuzon kombëtaren

Kombëtarja franceze ka pasur një bërë problemesh me lojtarët “qaramanë”. Rasti që bëri më shumë bujë ka qenë ai i mesfushorit të PSG-së, Adrien Rabiot, i cili shpalli dorëheqjen nga kombëtarja, pasi mbeti jashtë listës së Didier Deshamp për Botërorin “Rusi 2018”.

Rasti më i freskët vjen nga kombëtarja U21, ku sulmuesi i Lajpcigut, Zhan-Kevin Agustin nuk u paraqit në grumbullim e kombëtares së moshave. I kontaktuar në telefon nga trajneri i shpresave të Francës, lojtari ktheu një përgjigje qesharake.

“Ndihem i lodhur. Dua t’i përdorur këto dy javë për t’u marrë veten për të marrë veten”, ishin fjalët e 21-vjeçarit. Sigurisht kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer aspak teknikut francez që deklaroi në një prononcim për “L’Equipe” se kombëtarja është një nder dhe detyrim e privilegj për çdo francez dhe jo diçka për t’u anashkaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *