Nejmar është lojtari më i madh në planet dhe sigurisht që mbi supe duhet të ndjerë jo pak përgjegjësi. Braziliani, i cili tashmë ka më shumë se një vit në Paris nuk po jep atë që të gjithë kanë pritur prej tij. Edhe në ndeshjen e mbrëmshme me Liverpulin bëri shumë pak, madje në shumë raste jo vetëm që ishte i ngathët, por lojtarët anglez ia merrnin topin pa pasur shumë vështirës.
Në Francë, gazetat kryeqytetase e kanë sulmuar sulmuesin, duke vënë në pah gabimet e tij dhe duket theksuar se ai ishte hije e vetvetes në fushë. Të gjithë presin Nejmarin që ishte tek Barcelona, por PSG në Champions nuk duket se ka ndonjë ndryshim nga para se të vinte “zotëria 222 milionësh”.
Humba në Angli nuk është kapërdirë mirë, por nëse për Nejmar ka pasur vetëm kritika, më pozitiv kanë qenë me Mbape, që tentoi të bënte diçka, por i vetëm nuk është se mundi të shkëlqente. Gjithsesi, krahasua me Nejmar ishte më mirë. Kjo situatë vetëm e rëndon peshën e përgjegjësit tek braziliani, i cili tani vërtetë duhet të nisë të shkëlqejë! Po ashtu nuk kanë qenë dhe rrëzimet e tij të shpeshta jashtë fokusit të gazetarëve, duke i kujtuar se duhet të mos veprojë më si në Botëror.