“Në fillim dukej e lehtë, na duhej të paktën një pikë nga Shqipëria”, trajneri i Çekisë refuzon të largohet: Nuk mund të qajmë më

Humbja në “Air Albania” nuk është pritur aspak mirë në Çeki dhe Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet të hënën për të diskutuar fatin e trajnerit Silhavy. Ky i fundit ka marrë shumë kritika, por ka refuzuar të japë dorëheqjen nga Kombëtarja. Silhavy ka folur sot në konferencë përpara ndeshjes me Ishujt Faroe, ku ka deklaruar se në fillim gjithçka dukej e lehtë, por nuk ia dolën dot me Shqipërinë. Megjithatë, sipas tij tashmë nuk mund të qajnë për atë që ndodhi, por duhet të shohin nga ndeshja e radhës.

“Nuk është e këndshme, ju mund ta kuptoni këtë. Gjithsesi, në fillim të kualifikimit dukej mirë që mund ta bënim lehtësisht. Më pas hezituam në Moldavi dhe në shtëpi me Shqipërinë. Na duhej të paktën një pikë nga Shqipëria, por nuk funksionoi. Por ne ende e kemi në dorë.

Të gjithë e dimë që në Shqipëri nuk funksionoi. Gjatë vlerësimit të ndeshjes, ne treguam disa gjëra dhe djemtë e perceptuan saktë. Kemi marrë kritikat. Por ne nuk mund të qajmë më, kemi një ndeshje tjetër. Duhet të përgatitemi me përgjegjësi dhe të fitojmë. Jemi ende të zhgënjyer, por nuk mund të mendojmë për ndeshjen që ishte”, ka deklaruar Jaroslav Silhavy./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online