“Më duket pak si Devi Muka”, Munishi me elozhe për Ernest Muçin: Është i rrallë, nuk e ka pasur një të tillë Shqipëria

Ismet Munishi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Koha Shtesë” pas asaj fitoreje spektakolare kundër Republikës Çeke në “Air Albania”. Trajneri i njohur shqiptar ka analizuar paraqitjet e kuqezinjve, ndërsa ndër të tjera është ndalur edhe te Ernest Muçi. Munishi ka një vlerësim të lartë për sulmuesin e Legias së Varshavës, të cilin e krahason edhe me Devi Mukën për nga cilësitë që zotëron. Shihni videon më poshtë:

“Pa pikë diskutimi është super lojtar. Unë e ndjek edhe kur luan në Poloni. Është lojtar i rrallë. Është lojtar që nuk ka pasur më herët Shqipëria. Më duket pak si Devi Muka, i ka ato lëvizje, e ka atë finalizim, e ka driblimin. Unë i shijoj këta lojtarë. Është lojtar fantastik. Është kënaqësi ta shikosh”, ka thënë Ismet Munishi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online