Në elitë pas 13 vitesh, mësohet ekipi i dytë që ngjitet në Premier Ligë

Sezoni futbollistik po shkon drejt fundit dhe me kalimin e javës zbulohen edhe enigmat e mbetura pezull. Një ndër këto enigma ishte edhe se kush do të ishte klubi që do t’i bashkohej Noruiç Sitit për t’u ngjitur menjëherë në Premier Ligë.

Ditën e sotme ka marrë fund gjithçka, teksa Lids Junajtid nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Aston Vilës në shtëpi, duke konfirmuar ngjtijen e Shefilld Junajtid pas plot 13 vitesh. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur në “Championship”, Shefilldi është në kuotën e 88 pikëve, 5 më shumë se Lidsi.

Kështu, klubi 130-vjeçar ngjitet për herë të parë në elitën e futbollit anglez që nga sezoni i largët 2006/2007. Për të mësuar edhe ekipin e tretë që do të ngjitet, do të na duhet të presim fazën “play-off” që zhvillohet mes katër ekipesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *