Skuadra e Elbasanit i ka nisur përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit që në datën 4 janar, ku i gjithë grupi që mbylli 14 ndeshjet e para ka qenë i gatshmë për trajnerin Elvis Kotorri. Vetë kreu i paniknës verdheblu deklaron për SportEkspres.com se, përgatitjet kanë nisur me një program konkret, ku më shumë është përqendruar puna në mbajtjen e gjendjes fizike të lojtarëve, njëherësh edhe në përmirësimin e disa mangësive të vrejtura në gjysmën e parë të këtij sezoni.
“Lojtarët që mbyllën 14 ndeshjet në gjysmën e parë të këtij sezoni janë treguar të gatshëm, dhe stërvitjen e nisëm në datën 4 janar. Por nisur nga ky kontingjent, Elbasani e ka të kushtëzuar merkaton, me synimin që mbijetesa në Kategorinë e Parë të garantohet. Është bashkuar me skuadrën Xhulio Jaupi pas rikuperimet, ndërsa nga Pepa ka ardhur Gledis Hida, njëherësh edhe lojtar i Kombëtares sonë U-19”, kështu theksoi Kotorri në këtë deklarim.
Por trajneri i Elbasanit ka edhe një merak që synimet e këtij sezoni të realizohen. “Brenda këtij muaji na është deklaruar nga zyrtarët e klubit se do të mbyllet gjyqi me anglezët, dhe Bashkia së bashku me Presidentin Arben Laze do ta kenë rrugën ligjërisht të hapur për organizimin e mirë e drejtimin e klubit. Janari pritet si muaji i Elbasanit që duam të gjithë”. Skuadra e Elbasanit është pjesë e Grupit B në Kategorinë e Parë, dhe pas 14 ndeshjeve renditet në vendin e 9-të me 10 pikë.
AGRON KAJA