“Në derbi u futa pa presion fare”, rrëfimi i talentit Muçi: Na lanë të shprehemi ne të rinjtë, largohem në Europë

Ernest Muçi ka qenë padyshim një surprizë e bukur në këtë sezon të Superiores. Një prodhim i akademisë bardheblu që ka ditur ta shpërblejë besimin e treguar nga trajnerit. 7 gola mbjanë firmën e tij në këtë kampionat dhe jo pak herë ka qenë edhe vendimtar duke bërë shpëtimtarin nga stoli.

Talenti i Tiranës ka folur për “ABC News”, ku tregon për ecurinë e ekipit që u kurorëzua kampion këtë sezon. Golat që veçon më tepër janë ato në derbi, ndërsa zbulon se për të fituar besimin e trajnerit nuk ka qenë aspak e lehtë. Por në fund gjithë puna ia ka vlejtur, pasi ka lënë gjurmë në fushën e lojës, madje duke sjellë edhe interesimin e klubeve europiane.

“Objektivi ynë ishte të fitonim titullin dhe kampionatin, por nuk e nisëm mirë. Gjatë rrugës ekipi u konsolidua, nisëm të krijonim besim te njëri-tjetri dhe po prodhonim lojë. E dinim që kishim potencial, por disa ndeshje nuk shkuan mirë. Asnjëherë nuk kemi krijuar idetë që nuk jemi ekip për titull, pasi i shikonim cilësitë tona. Thjesht fati deshi që në disa ndeshje të mos merrnim pikët që duheshin.

Kur shënova golat në fitoren 5-1 në derbi, u futa në fushë pa presion fare. Rezultati ishte 3-1 dhe Partizani ishte me karton të kuq, ndaj doja thjesht ta shijoja atë moment dhe ia dola të shënoja dy gola. Goli i para dy javëve në derbi ishte shumë i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që shënova një gol që na e solli titullin kampion më shpejt.

Fitimi i besimit të trajnerit ka qenë i vështirë pak, por në stërvitje kam shkuar me dëshirë. Mezi prisja të stërvitesha me ekipin e parë. Profesor Mema dhe Ahmataj kanë shumë rëndësi në këtë titull, por Egbo më shumë. Na ka lënë të shprehemi ne të rinjtë. Luajmë pa presion, sikur luajmë prej 4-5 vitesh këtu. Atë motivim që ka pasur ai, na e ka përcjellë edhe ne. Në fushën e lojës jemi të gjithë të motivuar nga fillimi në fund dhe kjo shihet.

Sivjet kam folur me menaxherin, me klubin. Me shumë mundësi mund të largohem nga Tiranë në një ekip në Europë. Gjithsesi do të shohim se çfarë do të ndodhë në dy javët në vazhdim”, ka thënë Ernest Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online