Telashe në horizont për David Villë-n, ish-sulmuesi akuzohet për ngacmim seksual

Akuza të forta kanë ardhur në drejtim të David Villa-s. Një postim në “Tëitter” nga një femër që pretendon të ketë punuar në klubin e Neë York City ngre akuza për ngacmin seksual nga ana e ish-sulmuesit spanjoll. “David Villa, i cili më prekte çdo ditë dhe shefat e mi mendonin se ishte një material i madh komik”, shkruan fillimisht vajza në llogarinë e saj në “Tëitter” me emrin SkylarB. Pak ditë më pas vjen me një tjetër akuzë: “Ju garantoj se nëse dikush i thotë emrin tim David Villa-s, ai nuk do e dijë kush jam. Asnjëherë nuk më thirri në emër. Zor se kalonte një ditë pa më prekur ose duke me ngacmuar verbalisht, por kurrë nuk e vrau mendjen të mësonte emrin tim”.

Një përgjigje ka ardhur edhe nga vetë David Villa. Ky i fundit i mohon kategorikisht të gjitha pretendimet e dala së fundmi. Villa shprehet se ndjen keqardhje për të gjithë ata të cilët kanë rënë pre e abuzimeve, por ky nuk është një rast i tillë. Më tej bën me dije se përfaqësuesit e tij ligjorë po merren për të pastruar këto akuza false.

“Në ditët e fundit kanë dalë disa akuza të paqarta të bëra nga një përdorues i “Tëitter”-it, e cila ka punuar si një kolefe në Neë York City, klub të cilin e lashë në dhjetor të 2018-ës. Duke marrë shkas nga dëmi i bërë ndaj reputacionit tim dua të qartësoj disa gjëra.

I mohoj kategorikisht këto akuza kundrejt meje. Nuk kam pasur asnjë komunikim me këtë temë përpara publikimit në rrjetet sociale, as nga ky person as nga Neë York. Kam luajtur 4 sezone në Neë York City dhe gjithnjë jam ndjerë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë si brenda ashtu edhe jashtë klubit. Është e vështirë të kuptosh përse këto akuza false erdhën kur unë kisha 1 vit e gjysmë që isha larguar nga Neë York City. Bullizmi është një problem i madh për shoqërinë. Më vjen keq për personat që janë abuzuar, që të tjerët e përdorin këtë pretekst për të bërë akuza të rreme. Ndërkohë që ekipi ligjor po punon për të pastruar këto akuza false, i kërkoj çdo personi që është e drejta ime që supozimi i pafajësisë të respektohet”, ka qenë reagimi i David Villa-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online