Në “Champions League” me formulën e suksesit të Superiores, Agustin Torrasa kërkon arritjen në Europë

Tirana do të mësojë në ditën e nesërme kundërshtarin për turin e parë në “Champions League”, në takimet që do të zhvillohen vetëm me një përballje. Bardheblutë kërkojnë arritjen sa më larg në Europë, madje duke pretenduar edhe mbërritjen në grupet e “Championsit”. Si mund të shkohet deri këtu? Me formulën e suksesit sesi u fitua edhe Superiorja, kur është folur vetëm për takimin e radhës dhe duke marrë me seriozitet të plotë çdo përballje, pa mbërritur kurrë në vetkënaqësinë e dëmshme.

“Kishim pak ditë për të pushuar, gjithsesi më vjen mirë që i rikthehemi stërvitjes sepse do të luajmë në Champions League dhe për këtë jemi të lumtur, edhe pse kemi pasur shumë pak ditë për të pushuar. Duhet të bëjmë maksimumin që të shkojmë sa më larg në Europë. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të fitojmë takimin e radhës, ashtu siç bëmë gjatë gjithë sezonit, dhe shpresojmë të arrijmë gjëra të mëdha”, ka thënë Torasa për “Supersport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online