E FUNDIT/ Si Barcelona me Guardiolën dhe Realin me Zidan, Juventusi ia ofron postin Pirlos

Nga Klaudio Ndreca

Mauricio Sarri u shkarkua në ditën e sotme nga stoli i Juventusit pas zhgënjimit në “Champions League” ku bardhezinjtë janë eliminuar nga ana e Lionit. Kush do të jetë trajneri i ri i kampionëve të Italisë? Kjo është pyetja që shtrohet dhe zhvillimet e fundit nga shteti fqinj të dërgojnë vetëm në një emër.

Andea Pirlo! Sipas të gjitha gjasave do të jetë pikërisht ky tekniku i ri i bardhezinjëve. Vetëm pak kohë më parë do të merrte drejtimin e Juventusit U-23, por ende pa e nisur punën. Ekip italian kërkon të njëjtën histori suksesi si Barcelona me Guardiolën dhe Reali me Zidan, që fillimisht i dhanë ekipin e të rinjëve këtyre trajnerëve, për të vazhduar sukseset me ekipin e parë.

Një ndryshim vjen në Itali pasi Pirlo do të ketë ngjashmëri në këtë rrugëtim vetëm në letra, pasi nuk punuar te U-23 dhe do t’i besohet menjëherë ekipi A. Të paktën është ky versioni i raportuar nga “Sky”, duke hedhur poshtë kandidaturat si Poketino dhe Inzagi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online