Gasperini ishte fare pranë fitores me Atalantën e tij kundër Manchester United, por Kristiano Ronaldo i prishi të gjitha planet me golin e realizuar në minutën e fundit. Trajneri i skuadrës italiane ka takuar edhe yllin portugez pas përfundimit të takimit, ku nuk munguan batutat. Në konferencën për shtyp, Gasperini nuk mund ta fsheh vlerësimin për Ronaldon.
“Ronaldo është një lojtar i mrekullueshëm. Disa madje arritën që të thonë se ai është një problem për ekipin, imagjinoni Ronaldon si një problem! Edhe nëse do të ishte, do të ishte problem i mirë. E takova në fund të takimit dhe i thashë: “A e di se çfarë themi ne në Itali? Shko në ferr”. /Sprot Ekspres/