“Ishte si momenti i Michael Jordan”! Krahasimi i veçantë i Solskjaer për Ronaldo-n: Nëse është dikush që dua të gjuajë topin e fundit, është ai!

Kristiano Ronaldo është kthyer sërish në heroin e Manchester United. Portugezi realizoi një super gol nga distanca kundër Atalantës, për t’i dhuruar barazimin djajëve të kuq. Ky realizim erdhi në ekstrem, ndërsa Ronaldo kishte realizuar edhe në fundin e pjesë së parë.

Në fundin e takimit, trajneri Solskjaer e ka krahasuar Kristiano Ronaldon me një prej lojtarëve më të mirë të NBA, Xhordan. “Kemi bërë të njëjtën gjë si në Old Trafford, pësuam gol dhe marrim pikë të rëndësishme. Ronaldo është i jashtëzakonshëm, nëse është dikush që dëshiroj që të gjuajë topin në minutën e fundit, është ai.

Golashënuesi më i mirë në botë dhe është e vështirë për mua ta them këtë, pasi sapo më kaloi shifrën time me këto dy gola. Tani Ronaldo ka një gol më shumë se mua te Man Utd, por bravo! Goli i fundit duhet të jetë një moment i Michael Jordan kur ai fiton kampionatin në kohën shtesë”, ka thënë Solskjaer. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online