Etrit Berisha ka folur në mediat italiane për vazhdimësinë e tij te SPAL dhe njëkohësisht duke prekur temën e Kombëtares. Nëse në konferencat për shtyp përpara ndeshjeve të Shqipërisë e kemi parë Berishën më tepër si “diplomat”, këtë herë shfaqet ndryshe. Portieri shqiptar ka thënë se vendi i tretë në grup nuk mund të jetë objektiv për Shqipërinë pasi ashtu si edhe vendet e tjera të mëposhtme të lënë jashtë garës për Botëror.
“Kemi shumë punë për të bërë që të arrijmë mrekullinë dhe të kualifikohemi në Botëror, duke parë grupin që kemi. Këtu janë shumë djemë që luajnë në ekipe të rëndësishme dhe një trajner si Reja që përpiqet për të ndihmuar të gjithë lojtarët. Ndeshjet janë shumë të vështira, por Botërori dhe Europiani është i tillë: “Je brenda ose jashtë”. Pra vendi i tretë dhe i katërt nuk është objektiv. Për ne qëllimi është që të dalim të dytët dhe të luajmë kartat tona. Nëse fola me Rejën për SPAL? Ai është i dashuruar me Ferrara-n dhe SPAL. Nëse e pyes për diçka di si të përgjigjet. Unë shpeshherë i them: “Oh mister, Ferrara nuk është Neë York”, u shpreh Etrit Berisha. /Sport Ekspres/