“Në Ballkan e duan shumë”! Sulmuesi shqiptar e bën presidentin e Metz të flas me vete: Kur Xhuliano Skuka nuk u përshtat dot në Ligue 2, si do ia dali në Ligue 1?

Xhuliano Skuka ishte transferimi historik i Superiores teksa kaloi nga Partizani te Metz. Sulmuesi shqiptar nuk arriti dot që të linte gjurmë në ekipin e parë, duke qenë pjesë e skuadrës së dytë, pa pasur hapësirat e kërkuara.

Tashmë është bërë disi e qartë edhe rruga për vazhdimësinë e këtij lojtari. Sipas të gjitha gjasave, Skuka mund të huazohet te Seraing. Kjo skuadër është e binjakëzuar me Metz, me francezët që zotërojnë një pjesë të madhe të aksioneve të kësaj skuadre. Seraing ishte pjesë e elitës së futbollit në Belgjikë, por këtë sezon ra nga kategoria duke mbajtur vendin e fundit.

Këtë e konfirmoi edhe vetë presidenti i Metz, Bernard Serin, që nga ana tjetër tha se Skuka pëlqehet shumë në Ballkan pas statistikave dhe performancës që kishte me Partizanin. Gjithashtu Serin theksoi dyshimin që ka për Skukën për sezonin e ardhshëm pasi Metz do të jetë pjesë e Ligue 1. Por mendimet e tij ndahen nga ato të trajnerit dhe të drejtorit sportiv, duke e bërë akoma më të paqartë të ardhmen.

“Ne nuk jemi të sigurt për aftësinë e Skukës për t’u përshtatur në Francë. Ky është një mendim i ndarë nga Laszlo Boloni dhe Pierre Dréossi. Aktualisht po mendojmë, duke thënë me vete se nëse Skuka ka pasur vështirësi në gjashtë muajt e Ligue 2, do të ketë edhe më shumë vështirësi në Ligue 1.

Skuka mund të ketë nevojë për një nivel mesatar. Mund të jetë Seraing në Belgjikë por edhe gjetkë… Në Ballkan ai ka një vlerësim shumë të mirë dhe do të ishin të lumtur të kishin një lojtar që ishte golashënuesi më i mirë në Shqipëri dhe që është në Kombëtare. Kemi muajin qershor për t’i menduar gjërat”, tha Serin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online