E bujshme/ Mësohet ekipi i ri ku do të luajë Xhuliano Skuka, shkon në Belgjikë te skuadra që quhet…SERAING

Xhuliano Skuka ishte transferimi historik i Superiores teksa kaloi nga Partizani te Metz. Sulmuesi shqiptar nuk arriti dot që të linte gjurmë në ekipin e parë, duke qenë pjesë e skuadrës së dytë, pa pasur hapësirat e kërkuara. Tashmë është bërë disi e qartë edhe rruga për vazhdimësinë e këtij lojtari.

Sipas të gjitha gjasave, Skuka mund të huazohet te Seraing. Kjo skuadër është e binjakëzuar me Metz, me francezët që zotërojnë një pjesë të madhe të aksioneve të kësaj skuadre. Seraing ishte pjesë e elitës së futbollit në Belgjikë, por këtë sezon ra nga kategoria duke mbajtur vendin e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online