Në Arabinë Saudite ishin të tërbuar, Benzema nuk u hapi telefonin për 10 ditë

Një nga yjet që shkoi në Arabinë Saudite këtë verë është Karim Benzema. Mirëpo me të duket se gjërat nuk janë në mënyrën më të mirë dhe këtë e tregon situata e sapokrijuar.

Karim Benzema u largua nga Real Madridi këtë verë, për habinë e shumëkujt. Sulmuesi francez me origjinë algjeriane vendosi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite në skuadrën e Al Ittihad.

Siç raportojnë mediat e huaja, ai prej kohësh është në një marrëdhënie të keqe me klubin e tij.

Karim Benzema shkoi me pushime më shumë se tre javë më parë. Destinacioni i pushimeve të sulmuesit të famshëm ishte Mauritius. Ai mbërriti në klub me 17 ditë vonesë, siç tha një burim i paidentifikuar për mediat e huaja.

“Benzema mbërriti në Arabinë Saudite të enjten në mbrëmje, 17 ditë vonesë. Ai duhej të kthehej më 2 janar. Klubi është i mërzitur nga ajo që ndodhi sepse nuk mundën ta kontaktonin për dhjetë ditë,” tha burimi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online