Në Angli si Superiorja, klubet rrezikojnë mbijetesën dhe i kërkojnë ndihmë qeverisë: Do pushojmë së luajturi, duhet mbështetje financiare

Futbolli shqiptar është përballur me vështirësi financiare prej vitesh, aq sa është bërë e vështirë për të siguruar mbijetesën e klubeve. Kjo është aryeja përse Liga Profesiniste ka dorëzuar në zyrën e kryeministrit 4 kërkesat e tyre, të cilat janë çelësi i shpëtimit të futbollit në vendin tonë. Por duket se nuk janë vetëm ekipet e Superiores ato që kanë ndërmarrë një hap të tillë për t’i kërkuar ndihmë qeverisë, teska një gjë e tillë ndodh edhe në vendin ku ky sport ka lindur, në Angli.

Media prestigjoze, “BBC”, i ka dedikuar një artikull kësaj çështjeje, ku bën me dije se në ishullin britanik kriza e Covid-19 ka gjunjëzuar klubet, të cilat mund të ndalojnë së luajturi nëse qeveria nuk ndërhyn dhe t’i shpëtojë nga kolapsi. E nëse skuadra të kampionatit anlgez me buxhete të mëdha e të konsoliduara nuk arrijnë t’i bëjnë ballë krizës pa ndihmën e qeverisë, vështirë mund të mendohet se si klubet e Superiores mund t’ja dalin mbanë në kushtet në të cilat ndodhen.

Ish-krerët e Federatës së Futbollit të Anglisë, Greg Dyke dhe Lord Triesman, së bashku me aksionerin e Sunderland-it, Charlie Methven, si dhe futbollsti Robbie Savage i kanë dërguar një letër qeverisë, ku kërkojnë ndihmën e saj, teksa shprehen se shumë klube të EFL dhe National League mund të ndalojnë së luajturi dhe ta vendosin biznesin e tyre në administratë.

“Në do të kërkonim që qeveria tashmë të bëjë të qartë se çfarë mbështejte financiare është përgatitur të na japë përpara se të jetë shumë vonë. Në mënyrë që klubet të mbajnë veten e tyre gjatë dimrit dhe të vazhdojnë të luajnë, ata kanë nevojë të kompensohen për humbjet nga shitjet e biletave. Ka ende kohë për të vepruar, por jo nuk ka mbetur shumë.

Mungesa e këtyre të ardhurave nuk është rezultat i veprimeve të tyre, por politikave që janë vendosur nga qeveria. Nuk mund të jetë përgjegjësia e vetme e Premier League për të zgjidhur çështjet që dalin nga politika e qeverisë. Qeveria vetë duhet të marrë përgjegjësi ose shumë qytete që kanë vuajtur shumë vështirësi në dekadat e fundit do të humbasin pikën e tyre të fundit të fokusit.

Pa u bërë ndonjë plan për të shpëtuar klubet e futbollit, shumë në EFL dhe të tjerë në Ligën Kombëtare, tani po përgatiten në mënyrë aktive për të bërë reduktim thelbësor të stafit, të pushojnë së luajturi, të mbyllin akademitë e tyre të të rinjve dhe fondacionet e komunitetit dhe të vendosin biznesi i tyre në administratë.

Kjo mund të çojë jo vetëm në dështimin e shumë klubeve historike të komunitetit, por kolapsin e strukturës së ligës kombëtare që kemi njohur për mbi 100 vjet. Këto janë vendime që do të merren në javët e ardhshme, me shumë klube të paafta për të përmbushur detyrimet e tyre të pagave për muajin e ardhshëm. Ne besojmë se futbolli, si sportet e tjera të dashura profesionale në këtë vend, është gjithashtu një aktivitet kulturor“, shkruhet në letrën adresuar qeverisë angleze./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *