Ishte parashikuar të luante të hënën në Shkodër, por Skënderbeu do të detyrohet të zbresë në fushë që të dielën për ndeshjen kundër Vllaznisë.
Do të luhet në orën 14:00, pasi fusha e “Loro Boriçit” nuk është gati dhe për pasojë do të luhet në “Reshit Rusi”, në fushë me bar artificial. Për të ardhur keq, pasi është një supersfidë që meriton një skenë më të rëndësishme. Një problem më shumë për Skënderbeun, që të enjten në mbrëmje do të luajë në Beograd dhe të dielën në Shkodër, por gjithsesi bëhet fjalë për një skuadër profesioniste dhe të kompletuar, që tashmë është në rangun e klubeve të mëdhenj ndërkombëtarë, ndaj ashtu si Milani e shumë klube të tjerë, nuk duhet të ketë probleme për të luajtur të enjten dhe të dielën.
Spostimi i ndeshjes ka bërë që edhe sfida mes Luftëtarit e Lushnjes të spostohet për të shtunën.